Angjelo Mikele Ristuça është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe 4 kryetarët e komunave veriore të Kosovës

Angjelo Mikele Ristuça është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe 4 kryetarët e komunave veriore të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Micele Ristuça është takuar dhe ka biseduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës. Gjatë këtij takimi, komandanti i KFOR-it, diskutoi për situatën e përgjithshme, veçanërisht për një komunikim të besueshëm dhe transparent dhe për sigurinë në veri të Kosovës. Bëhet e ditur se gjenerali italian  Ristuça e informoi Rakiqin dhe përfaqësuesit e komunat për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të parandaluar çdo përshkallëzim në të ardhmen. Komandanti i KFOR-it i siguroi kryetarët e komunave se KFOR-i po monitoron nga afër situatën, sidomos në veri të Kosovës dhe mbetet e fokusuar në zbatimin e  mandatit që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …