Anglia i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, përveç nëse e kanë të domosdoshme

Anglia i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, përveç nëse e kanë të domosdoshme. Ajo kërkon të mos udhëtohet në vende si Rusia, Irani e të tjera, kryesisht për shkak të konflikteve politike dhe shqetësimeve për sigurinë.  Zyra e Jashtme, Komonueltit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar  e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme. FCDO këshillon që të mos udhëtohet, përveçse nëse është e domosdoshme, “në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër. Kjo kërkesë u paraqit për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona, thuhet në paralajmërimin e publikuar në web-faqen e qeverisë britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …