Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar shprehu shqetësimin për ngecjen e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Anglia inkurajoi Kosovën që të reflektojë me kujdes mbi vendimet e saj dhe ndikimin e tyre tek të gjithë qytetarët, veçanërisht te komunitetet jo shumicë, si dhe të forcojë bashkëpunimin me partnerët. Përfaqësuesi britanik kërkoi që Serbia të luajë një rol konstruktiv për uljen e tensioneve, duke përfshirë përgjegjësinë dhe llogaridhënien për incidentin e vitit të kaluar në Banjskë, si dhe promovimin e marrëdhënieve pozitive në rajon. Duke theksuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, përfaqësuesi gjithashtu përmendi përpjekjet e Kosovës për rekrutimin e policëve nga komunitetet jo shumicë dhe trajtimin e dhunës që ka mbetur nga konfliktet e së kaluarës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …