Anglia vendosi ta zbatojë planin e masave për ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria

Anglia vendosi ta zbatojë planin e masave për ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar ka nisur të aplikojë zbatimin e planit të marrjes së  masave për ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm që futen nga Shqipëria. Sipas Daily Mail, në pikën kufitare në Dover, do të vendosen efektivë policie të Shqipërisë. Ata do të ndihmojnë forcat vendase përmes verifikimit të të dhënave për emigrantët shqiptarë, nëse rezultojnë të dënuar më parë ose jo. Departamenti i drejtësisë në Britani, do të presë sot një delegacion nga policia e Shqipërisë për të finalizuar marrëveshjen e arritur mes dy vendeve disa ditë më parë. Disa ditë më parë, Ministrja e Brendshme, Priti Patel njoftoi për arritjen e marrëveshjes, ku ndër të tjera sqaroi se kjo do të përshpejtojë procedurat për ekstradimin e shqiptarëve. Nëse emigrantët kërkojnë azil, atëherë do të kryhet verifikimi i të shkuarës së emigrantëve. Nëse rezultojnë të pastër, ata do të mund të marrin leje qëndrimi, në të kundërt, do të ekstradohen menjëherë në Shqipëri përmes avionëve që do të merren me qira.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …