Ankaraja zyrtare ka paditur Rusinë për krime lufte kundër popullatës civile, në Siri. Gjatë ditëve të fundit forcat ajrore të Kremlinit kanë goditur dy spitale, ndërsa dy shkolla i kanë goditur në qytetin Azaz. Ata kanë bombarduar edhe vendbanime publike, në Idlib dhe Halep, në veri të Sirisë. Ruset me këtë rast kanë vrarë 50 civilë në mesin e tyre edhe gjashtë fëmijë. Sulmi nga ajri i shkollave dhe spitaleve është krim lufte konstaton Qeveria e Turqisë. Ministria e Jashtme e Turqisë kërkon nga Rusia që përnjëherë të ndërpresë bombardimet në caqet civile në Siri. Në rast të kundër do të përballet me pasoja të rënda. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e Rusisë kundër popullatës civile dhe kanë kërkuar që bombardimet mbi caqet civile të ndërpriten sa më parë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhon Kirbi ka deklaruar me këtë rast se Rusia po mbështet fuqishëm regjimin gjakatar të Assadit kundër popullatës siriane.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …