Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve. Sipas renditjes, partia URA e shqiptarit, Dritan Abazoviq, ka shënuar rritjen më të madhe krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2023. 13 për qind të respondentëve të IPSOS janë shprehur se do ta votonin Lëvizjen URA, që është më se 100 për qind rritje krahasuar me votat që kishin marrë në zgjedhje, me të cilat siguruan 4 nga 81 ulëset e Kuvendit në Mal të Zi. Lëvizja URA tash del si subjekti i tretë me përkrahje në këtë shtet. Në këtë hulumtim është përmbysur edhe vendi i parë, ku tash renditet DPS e ish-Presidentit malazias Milo Gjukanoviq me 21 për qind, kurse e dyta del partia që fitoi zgjedhjet PES e kryeministrit Milojko Spajiq, me 18 për qind. Po ashtu, Abazoviq edhe për kah renditja individuale renditet në pozitën e tretë me 10 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …