Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës Shkalla e lartë e joaktivitetit mbetet një sfidë e madhe për Kosovën. Popullsia në moshë pune është reduktuar me një rënie prej 23 mijë e 663 krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, numri i personave aktivë ka rënë në 477 mpjë e 350, ndërsa ata joaktivë janë 694 mijë e 413. Pabarazitë gjinore mbeten të theksuara, me 57.8% të burrave të punësuar në krahasim me 24.2% të grave. Shkalla e pasivitetit mbetet e lartë në 59.3%, me diferenca të theksuara midis gjinive, ku 75.8% e grave janë të klasifikuara si joaktive. Sektorët kryesorë për punësim janë tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi, me burra dhe gra që shpërndahen kryesisht në këto fusha.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …