Në përvjetorin e Betejës së Kosovës të vitit 1389, priftërinjtë e Serbisë edhe kësaj radhe erdhën në Gazimestan për ta vajtuar Kosovën, pa të cilën Serbia konisderohet si njeriu pa zemër. Derisa të ekzistojnë mitet, trillimet dhe gënjeshtrat serbe, derisa ka serbë që ende besojnë në çudira e mrekullia, nuk do të ndalet vajtimi serb në stilin kuku-lele, kuku për Kosovën, e cila konsiderohet e shenjtë, sepse në këtë vend qenkan katër kisha e manastire të njohura të ortodoksisë serbe. Kryepopi, Irinej edhe me këtë rast ashtu sikur për çdo vit, pas luftës ka përsëritur se Serbia pa Kosovën nuk është Serbi, por është si një i vdekur pa shpirt dhe zemër. Mbetet të shpresojmë se Serbia mitike vërtetë një ditë të vdesë, në mos ka vdekur, me qëllim për t u rilindur me vlerat e vërteta morale, fetare e njerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …