Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendër njohjen de facto, por shoi se ka argumente që zyrtarët nga Uashingtoni dhe Brukseli “kanë dalë prej binarëve”. Unë kam argumente që edhe zyrtarët nga Washingtoni, edhe zyrtarët nga Brukseli në gjuhën e tyre nuk po e kanë njohjen në qendër. A e di çfarë po kanë në qendër? Asociacionin po e kanë në qendër”, tha Konjufca. Në planin franko-gjerman, kryeparlamentari tha se “Asociacioni është njëfarë forme që ne duhet ta zbulojmë që Serbia ta konceptojë që ne i bëmë kompromis asaj. Tash zyrtarët nuk janë duke e thënë kështu”, theksoi ai. Konjufca duket se e ka kuptuar mirë se çfarë do të jetë Asiociacioni, ose e ka kuptuar edhe më herë por tani ka marrë një qëndrim të caktuar.
