Anna Linde e Maria Schmidt: Përshkallëzimi i tensioneve në Bosnje në kundërshtim me të arriturat e 26 viteve të undit

Anna Linde e Maria Schmidt: Përshkallëzimi i tensioneve në Bosnje në kundërshtim me të arriturat e 26 viteve të undit

Kryetarja e OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde dhe sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Helga Maria Schmid vlerësuan sot se miratimi i një sërë konkluzionesh në Asamblenë e Republikës Serbe që bëjnë thirrje për një tërheqje të njëanshme nga nivelet e shtetit dhe të entiteteve kërcënon paqen dhe stabilitetin në BeH dhe rajon. Anna Linde beson se masa çon në një përshkallëzim të tensioneve dhe është në kundërshtim me atë që është arritur në 26 vjetët e fundit. “U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë në Republikën Serbe që të përmbahen nga veprimet politike negative që shkaktojnë ndarje”, tha Linde. Ajo shtoi se rrezikimi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe rendit kushtetues të Bosbje e Hercegovinë  mbart me vete rrezikun e rrezikimit të paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e Organizatës, Helga Maria Shmid tha se kriza e vazhdueshme po ndikon në ekonomi, duke dekurajuar investimet dhe duke ngadalësuar reformat kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …