Diplomatja gjermane, Annalena Baerbock thotë se duhet kundërshtuar njëzëri ideja e ndryshimit të kufijve me forcë

Annalena Baarbok: Paralajmërimet e Serbisë për dërgimin e forcave të saj në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme

Annalena BaarbokMinistrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baarbok, është cituar të ketë deklaruar se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme.  Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës. Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim as ndonjë deklaratë publike nga forcat paqeruajtëse të  KFOR-it në vendin tonë. Paralajmërimi i Vuçiqit ndodhi pasi Policia e Kosovës shtoi praninë e saj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …