Annalena Baerbock: BE-ja nuk do t’i dorëzohet shantazhit të Moskës, edhe pse Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Berb0k ka deklaruar seBashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet shantazhit të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

 Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 26 korrik, Baerbock tha se Gjermania dhe BE-ja e shohin taktikën e Rusisë si një përpjekje tjetër për të ndarë BE-në. Sipas saj kjo do të jetë një përpjekje e pasuksesshme sepse Evropa është e bashkuar si kurrë më parë dhe e kupton se duhet t’i japë fund varësisë së saj nga energjia ruse. Ne duam të jemi 100 për qind të pavarur nga energjia me lëndë djegëse fosile e Rusisë, sa më shpejt që të mundemi”, tha Annalena Baerbock, duke shtuar se Evropa synon të qëndrojë në këtë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …