Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës, Serbia edhe zyrtarisht iu ka drejtuar NATO-s me kërkesë për vendosjen e 1 mijë trupave në veri me pretekstin se populli serb që jeton atje ka nevojë për mbrojtje. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbok ka potencuar qysh në dhjetor se një kërkesë e tillë e Serbisë për dërgimin e forcave ushtarake në Kosovë, është krejtësisht e papranueshme. Ajo thekson se qëndrimi i Berlinit zyrtar është se e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht raportet në mes të Kosovës e Serbisë, është dialogu. Dialogu gjithashtu është një parakusht për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në BE. Prandaj Gjermania i mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajcak në ndërmjetësimin e mëtejmë të dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …