Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" i pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit për udhëtarë

ANP “Adem Jashari” arrin numrin prej dy milionë pasagjerësh

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, mori pjesë në përzgjedhjen e pasagjerit të 2 miliontë nga aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Duke i uruar krerët e ANP “Adem Jashari” dhe pasagjerët, ministri Lekaj tha se ky aeroport tashmë ka dëshmuar cilësi dhe siguri në udhëtime, ndërsa performanca do të ngritët edhe shumë me zgjerimin e pistës së saj, në të cilën po punohet aktualisht. Lekaj po ashtu tha se Ministria e Infrastrukturës por edhe Qeveria e Kosovës do të jenë përkrahës të fuqishëm të ANP-së. Bashkë me stafin e aeroportit, ministri Lekaj, udhëtarit të dy miliontë i dorëzuan një dhuratë simbolike në shënim të këtij momenti simbolik për ANP “Adem Jashari”.​

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …