ANP “ADEM JASHARI” ME PAJISJEN MË TË RE PËR MATJEN E RRËSHQITSHMËRISË NË PISTË

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ,,Adem Jashari”, pajiset me pajisje të re në sezonin e dimrit. Në një shumë prej 75,000.00 euro pajisja e përdorur më herët në Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtinës ,,Adem Jashari”, zëvendësohet me pajisjen e re.

Kjo pajisje ndryshe njihet si Skidometër dhe shërben për matjen e rrëshqitshmërisë/fërkimit në pistë. Është pajisje e integruar në makinë për dallim nga pajisja e mëhershme dhe operimi i saj bëhet nga monitori touch screen i vendosur brenda në makinë.

Është pajisja e teknologjisë së fundit në treg Skidometër BV11 e cila para ardhjes në aeroport ka qëndruar e ekspozuar në ekspozitën në Mynhen të Gjermanisë si shembull i pajisjes më të re dhe e vetmja e këtij lloji në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …