Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” i solli Ferizajt dy çmime nga Festivali mbarëkombëtar në Gjirokastër  

Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” i Ferizajt, në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës” të mbajtur këtyre ditëve në Memaliaj, Qarku i Gjirokastrës – Shqipëri, në mesin e dhjetëra grupeve artistike nga gjithë gjeografia shqiptare, me vlerësimin e emrave eminentë nga fusha e artit, i solli Ferizajt dy çmime të rëndësishme, Çmimin “Ansambli më i mirë” dhe “Instrumentisti më i mirë”. Urime Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve  “Kastriotët”, artdashësve dhe gjithë komunitetit artistik ferizajas e më gjerë!

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …