Ansambli “Deçani” fitues i edicionit të shtatë të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i shtatë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, festival tradicional i cili mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës” në Malishevë dhe ka karakter mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë mbi tridhjetë ansamble, grupe, shoqëri kulturore e rapsodë. Çmimin e parë të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi” e ka fituar Ansambli “Deçani”, të dytin, “Dibra” nga Peshkopia dhe vendin e tretë Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova. Festivali është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, i cili e ka formuar një këshill të gjerë organizativ nga profesionist të fushës, ndërsa vlerësimi për të gjithë pjesëmarrësit garues, e ka bërë juria profesionale e përbërë nga prof.Zymer Neziri, prof.Adem Zejnullahu dhe prof.Haki Mulliqi, ndërsa natën finale e hapur, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala. Në mbrëmjen e finale, krahas figurave të shumta nga fusha e artit, përkatësisht muzikës folklorike dhe popullore, politike dhe shoqërore, si mysafire nderi ka marrë pjesë me interpretimet e saj edhe këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza. Në fund, juria profesionale, i ka vlerësuar lartë të gjitha paraqitjet, ku janë  kënduar e interpretuar këngë nga koha e 700 viteve më parë e deri në kohët e sotme, pastaj janë interpretuar valle e lojëra popullore, prandaj edhe vendimi për çmimet ka qenë shumë i vështirë. Pas vlerësimit të bërë, duke u bazuar në kriteret e prezantimit, juria profesionale ka vendosur për nëntë çmimet e festivalit, duke filluar nga çmimi kryesor i festivalit që mbanë emrin e rapsodëve më të njohur shqiptar “Salih e Feriz Krasniqi”, e të cilin e fitoi Ansambli “Deçani”, ndërsa çmimin e dorëzoi kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, pastaj vendi i dytë për Ansamblin “Dibra” nga Peshkopia, ndërsa çmimi ju dha nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe vendi i tretë, i takoi ansamblit “Zëri i Kosovës, kurse çmimin ju dorëzoi këngëtari Nazmi Telaku. Çmimi i diasporës e fitoi Haxhi dhe Blend Buçaj, e të cilin e dha mërgimtari Nuhi Mazreku, pastaj çmimin e karrierës e fituan Lutfi Istogu dhe Fahmi Nishevci, ndërsa çmimin e dha drejtori i DKRS, Fitim Shala, çmimin për grupin më të kompletuar e fitoi “Mleçani 2”, ndërsa e dha nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, çmimin e publikut e ka fituar Viktor Paloka, ndërsa çmimin ja dorëzoi kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, ndërsa çmimin “Beqir Gashi” për debutuesin më të ri të festivalit e fitoi Vëllezrit Bajra, ndërsa çmimi ju dha mërgimtari Bashkim Mirusha, kurse çmimin veterani i folklorit e fitoi Kolë Martini, e çmimin e dha djali i Salih Krasniqit, Ismet Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …