Krenaria e qytetit të Deçanit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” ka triumfuar përsëri, këtë herë në Festivalin Folklorik “Hasi Jehon 2023” në Gjonaj të Hasit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka uruar për çmimin e parë dhe njëherit i ka falënderuar për ndjenjën e krenarisë që i dhuruan.