Ansambli i këngëve dhe vallëve në Deçan, rrëmben Çmimin e parë në Festivalin e Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etno Fest “Etno Ansambli më i mirë – Deçani.
Ecim drejt më suksese të reja thotë koreografi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Deçan z.Genc Tetja.
Ndonëse i themeluar para dy vitevve numëron mbi 90-të anëtarë të moshave të ndryshme e vazhdon të sjellë suksese e të na bëj krenar çdo herë me prezantimin e tyre. Ditëve të fundit në Festivalin e arteve dhe kulturës tradicionale “Etno Fest” morëm çmimin “Etno ansambli më i mirë ‘’- Deçani.
Gjatë këtij viti pos këtij çmimi ky ansambël rrëmbyen edhe Çmime tjera si:
1. Festivali – Folkloriko – Burimor ‘’Opoja Vallëzon’’- 2021 -Dyshja e Valltarëve më të mirë.
2. Festivali – Folkloriko – Burimor ’’Opoja Vallëzon’’- 2021 – Kostumet më të mira.
3. Festivali Folklorik ‘’Anadrinia Jehon’’ Rahovec – 2021 – Grupi ose dyshja më e mirë e valltarëve.
4. Sofra Dardane –Edicioni i 18-të Tropojë – Qershor 2021 –Valltari më i mirë –Ela Tahiraj.
5. Sofra Dardane –Edicioni i 18-të Tropojë – Qershor 2021 – Vallëtari më i mirë –Eduart Thaqi.
6. Për bashkëpunimin e frytshëm në Unionin Artistik të Kombit Shqiptar për pjesëmarrje në Festivalin Kombëtar ‘’Sofra Dardane 2021’’- Edicioni i 18-të – Certifikata Mirënjohje –Ela Tahiraj.
7. Festivali Folkloriko-Burimor “Opoja Vallëzon” –Mirënjohje për AKV-Deçani.
Ne do të vazhdojmë që të prezantojmë Deçanin dhe kulturën tonë kudo dhe kurdo që ftohemi në festivale që kanë rregulla dhe kriteriume tha koreografi Genc Tetaj, e sukseset e këtij ansambli i adresojmë gjithmonë tek kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, pa mbështetjen e të cilit ne nuk do ishim këtu me te drejt mund të themi se kemi krijuar vlerë në prezantim, duke marr vlerësimin e jurive kudo ne pa dyshim se na bën krenar. Drejt e me hapa të mbarë ti krijojmë një Pasaportë të Re Deçanit.