Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani rrëmben dy çmime në festivalin virtual të folklorit Anadrini Folk 2020

Ndonëse për herë të parë Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Deçanit, me koreografinë e koreografit Genc Tetaj, konkurroi në një festival të tillë, ata rrëmbyen dy çmime nga ky festival në një konkurrence jashtëzakonisht të fortë dhe vlerësim të një jurie profesionale. Në kushte jo edhe të favorshme në kohë Pandemie të COVID-19, kur ke vullnet për të arritur cakun tek një qëllim i përcaktuar nuk ndalësh kështu tha Genc Tetaj, i cili tashmë në këtë Ansambël numëron mbi 100 anëtarë të grupmoshave të ndryshme. Kemi punuar intensivisht me grupe për të qen të përgatitur për pjesëmarrje edhe në festivale tjera këtë vit, por situata u bë e tillë që na pamundësoi pjesëmarrjen ku të gjitha festivalet deri më tani janë anuluar, i vetmi festival i cili është mbajt është ky i Anadrini Folk 2020 tha Tetaj. U jam shumë falënderues Institucionit Komunal konkretisht kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, për përkrahjen, Drejtorisë së Kulturës, të gjithë valltarëve dhe prindërve të tyre të cilët kanë qen të gatshëm që edhe në këtë kohë Pandemie të bashkëpunojnë dhe të marrim pjesë në këtë Festival Virtual ku morëm dy çmime:

– Çmimin: Loja më e mirë popullore “Këngë bjeshke e vajzave” – Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani” dhe Çmimi “Hajrush Kryeziu” (për vlerësimin më të mirë nga publiku) Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani”. Kjo është një nismë e mbarë, ne do të punojmë edhe më shumë që Deçani kudo dhe kurdo të përfaqësohet denjësisht me kulturë, në këngë dhe valle dhe me traditën që ka ndër breza.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …