Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar nga kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e ndërsjellë me Kosovën. Në letrën dërguar Vuçiqit më 23 shkurt, ai kishte vlerësuar se synimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë. “ShBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i Amerikës ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Blinken ndër tjera në letrën që ia kishte dërguar Vuçiqit jashtë protokollit të zakonshëm.
