Sekretari, amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Sfidave të Mijëvjeçarit Ai, në takimin me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës. Nesër do të nënshkruani kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energji, kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje, kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është kënaqësi dhe nder të ju mirëpresim në Departamentin e Shtetit, faleminderit që keni ardhur, ka shkruar z. Blinken