Antifashistët dhe liridashësit e Shqipërisë përkujtuan 76-vjetorin e Konferencës së Pezës

Antifashistët dhe liridashësit e Shqipërisë përkujtuan 76-vjetorin e Konferencës së Pezës

Peza është vendi historik i Shqipërisë,  ku është zhvilluar njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Pezë më 16 shtator të vitit 1942 është mbledhur Kuvendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës.

Sot pas 76 vitesh, përkujtohet kjo konferencë ku janë hedhur themelet e bashkimit kombëtar. Pjesë e festimeve zyrtare ishin edhe përfaqësues të ekzekutivit.

Pandeli Majko tha se, “në Pezë nisi shkëndija. Duhet t’i themi disa gjëra troç. Ata që thonë jo veriu, jo jugu, duhet ta dinë që edhe Shqipëria e Mesme ka pasur njerëz me kobure në brez, që i kanë dalë për zot vatanit”.

Ndërsa, Erion Veliaj, u shpreh se, “ne besojmë shumë fort që një nga gjërat që duhet t’i kalojmë gjeneratës së re është kujtesa. Është fakti që ne nuk jemi një komb i ardhur nga hiçi, jeta nuk filloi sot”.

Por, si çdo vit, komunistët marshuan drejt varrezave të dëshmorëve.

“Lufta jonë, e Partisë Komuniste, ka qenë për liri e pavarësi kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre tradhtare, se këta ishin më të rrezikshëm, këta të dërrmonin. Por, ne kemi qenë në aleancë me të gjithë vendet e botës, me fuqitë e mëdha”, thotë një komunist.

Por, pse u mbajt në Pezë konferenca historike? Arsyen e  tregoi,  Ilir Bita, djali i partizanit Stavri Bita, në çetën e Pezës: “Konferenca e Pezës dhe Peza bashkë është një nga çetat e para të Europës, e themeluar në 5 qershor 1940 nga Myslym Peza, komandanti i madh. Se këtu ishte vendi më patriotik dhe i sigurt, larg Tiranës”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …