Zëvendës-ministri i Jashtëm, Anton Berisha e vlerëson lart Josep Borrellin, shefin e ardhshëm të BE-së dhe shton se ai na qenka një diplomat i rryer – një njeri me kredibilitet një njeri integritet dhe të gjitha cilësitë. Pastaj thotë sre Spanja është shtet i rëndësishëm që ka kontribuar për lirinë e Kosovës. Spanja ka kontribuuar pasluftës në Kosovë dhe unë kam punuar me ta. Sipas këtij zëvendës ministri, Federika Mogherini ka qenë dështim total dhe ka rënë niveli i politikës së jashtme. Ky Borreli nuk lejon lojëra të ulëta dhe periferike. Ky do të merret me tema të larta. Zëvendës-ministri i Jashtëm, kush di se cili është me radhë në kabinetin e Qeverisë, na siguron se miku i tij do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur e kishte pranuar Meklizedeku, republikën e Ibrahim Rugovës. Zyrtarët e tillë të lartë të shtetit, janë servilë të papërmirësueshëm dhe kjo është arsyeja pse askush në Evropë nuk i merr seriozisht deklarata e tyre.
