Avokati, Anton Nrecaj, ka deklaruar se Bastisja e shtëpisë së Bashkim Smakajt, ish-kryeshefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe ish-këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit dhe marrja e dokumenteve sensitive, tejkalon fushë veprimtarinë e mandatit të Prokurorisë Speciale”. Për avokatin, Nrecajn, mandati i Prokurorisë do të duhej të fokusohej në hetimin e krimeve të supozuara që janë bërë gjatë periudhës së luftës dhe se për konfiskimin e dokumenteve të ndjeshme në situata të proceseve gjyqësore, organet e hetuesisë “do të duhej të kenë leje speciale që të kenë qasje dhe të marrin mandatin për konfiskimin e këtyre dokumenteve ndjeshme”. “Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara si të ndjeshme apo si top sekrete të konfiskuara dje është shkelje e procedurës ligjore dhe tejkalim i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe si të tilla këto informacione ‘prova’, gjykata do të duhej t’i hedhë poshtë si të papranueshme dhe jo relevante për mandatin që ka kjo gjykatë”, tha ai për “Albanain Post”.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …