leoni

Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni nga LDK-ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së. Ai e ka konfirmuar kandidaturën e tij në një paraqitje televizive, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së. “Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në Vetëvendosje, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai. Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post. Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …