Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni: Pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen LDK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij. Sipas tij bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun. Ai  është pyetur edhe për mundësinë e një koalicioni pas zgjedhor. Anton Quni  është përgjigjur se kjo temë nuk është hap fare, as në rend ditë s’ka qenë as në agjendë. Por, po flas si anëtar, unë do të preferoja që ajo parti që është e gatshme  ta mbështet programin qeverisës së LDK-së pa kushte, mendoj se i plotëson kushtet me qenë në partneritet me LDK-në. Unë besoj që ky është programi që i ofron perspektivë Kosovës, në rikthimin e marrëdhënieve të mira në rrafshin diplomatik me partnerët tanë. Për hapjen e proceseve euroatlantike dhe për të gjitha ato që shprehen shqetësime në rrafshin ekonomik, arsim, shërbimet shëndetësore, kulturore e të tjera”, ka shtuar ai, për indexonline.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …