Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e projekt-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilin e ka propozuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Shvarc. Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka sqaruar se letra me të cilën deklarohej qëllimi për të dërguar një draft statut të ri nuk mund të merret seriozisht në konsideratë, nëse nuk ndahet me të gjitha palët e interesuara. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të dërgohet draft statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që Kosova e ka humbur aktualisht momentin për anëtarësim në Këshill, ka ende mundësi të tjera për të rikuperuar këtë rrugëtim. I pyetur se nëse duhet që Qeveria e Kosovës ta dërgojë patjetër draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për të mundësuar anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtar, ai ka thënë se drafti i propozuar nga BE duhet të merret në konsideratë nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …