leoni

Antonio Costa: Dialogu Beograd-Prishtinë, çelësi për statusin kandidat të Kosovës

Kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka pranuar se pengesat në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përveç mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, po e komplikojnë trajtimin e aplikimit të Kosovës për statusin e kandidatit. Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka këtë status, megjithëse aplikimi u dorëzua dy vite më parë. Deri tani, aplikimi nuk është trajtuar për shkak të implikimeve politike. Costa theksoi se përparimi në dialog është i domosdoshëm: Reformat në Kosovë dhe zbatimi i plotë i zotimeve nga dialogu janë esenciale për të krijuar kushte për të ecur përpara. Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Zgjerimi është investimi më i rëndësishëm për sigurinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët,”shtoi Costa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …