Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota është në një “udhëkryq kritik” dhe ka bër thirrje për model të ri në qeverisjen globale, model i cili do të adresonte pabarazitë që janë rënduar nga kriza e pandemisë së koronavirusit. Ai theksoi se pandemia nga koronavirusi është si rrezet x që shfaqin skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar. Pandemia po shpërfaq gabimet dhe gënjeshtrat kudo në botë: Gënjeshtra se tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, mashtrimin se jetojmë në një botë post-raciste, miti se të gjithë jemi në anijen e njëjtë. Bota ka nevojë për politika të reja të mbrojtjes sociale, ku do të përfshihej edhe kujdesi shëndetësor dhe mundësia që të ketë barazi globale, sa i përket të ardhurave personale, ka theksuar sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …