leoni

Antonio Guterres

Antonio Guterres, dënoi sulmin izraelit në Kudsin Lindor dhe zjarre-vënien e Qendrës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin ku ekstremistët izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim i vunë zjarrin Qendrës së Përgjithshme të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt. Shefi i OKB-së ndau një mesazh nga llogaria e tij në median sociale ku dënoi sulmin ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor. Guterres tha se shënjestrimi i punonjësve të ndihmës humanitare dhe komplekseve të tyre është i papranueshëm, si dhe theksoi se kjo duhet të ndalet. Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, njoftoi se ekstremistët izraelitë i vunë dy herë zjarrin zonës rreth Qendrës së Përgjithshme të UNRWA-së në Kudsin Lindor, përderisa personeli i UNRWA-së dhe i OKB-së ndodhej në kompleks.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …