Pas miratimit të një rezolute nga 193 vendet anëtare të OKB-së, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, edhe zyrtarisht është zgjedhur, Antoio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi, Peter Thomson, pasi prezantoi rezolutën, kërkoi nga vendet anëtare që ta miratonin atë unanimisht. Guterres, 67 vjeç, ka shërbyer edhe si shef i Refugjatëve në OKB për 10 vite, detyrë që e përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa postin e kryediplomatit të botës do ta marrë më 1 janar, pas përfundimit të mandatit të dytë 5-vjeçar të Ban Ki-moon. Këshilli i Sigurimit në OKB e nominoi unanimisht Guterresin gjatë javës së kaluar, pas votimit të gjashtë informal. Guterres ishte kryesues në të gjashta votimet, duke lënë pas vetes plot 13 kandidatë të tjerë, mes të cilëve 7 gra dhe 6 burra, në mesin e tyre edhe ultra-nacionalistin serb, Vuk Jeremiq.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …