Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, falënderoi Turqinë për rolin e saj kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së fundit të eksportit të drithit, e njohur zyrtarisht si Iniciativa e Drithit e Detit të Zi, raporton Anadolu Agency. Deklarata e tij erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar, në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit që mbikëqyr eksportet e drithit ukrainas, në Stamboll. Duke vënë në dukje se çdo anëtar i delegacioneve të përfaqësuar në këtë qendër, ukrainas, rusë, turq dhe të OKB-së, kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm, ai tha: “Ata mishërojnë atë që mund të arrijmë me vullnet politik, ekspertizë të lartë operacionale dhe përpjekje kolektive. Pjesa tjetër e kësaj pakete është aksesi i papenguar në tregjet globale të ushqimit dhe plehrave ruse, të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, tha Guterres, duke shtuar se është e rëndësishme, që të gjitha qeveritë dhe sektori privat të bashkëpunojnë për t’i sjellë ato në tregje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …