Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Antonio Guterres, ka dënuar vrasjet në Gaza duke i quajtur ato vrasje të civilëve që është e pashembullt dhe e paprecedentë që ku ai mori detyrën në krye të OKB-së, transmeton Anadolu. Në prezantimin e një raporti të ri mjedisor të OKB-së në New York, Guterres tha se ajo që është e qartë është se në disa javë kemi pasur mijëra fëmijë të vrarë, kështu që kjo është ajo që ka rëndësi”. “Ne jemi dëshmitarë të një vrasje të civilëve që është e pashembullt dhe e paprecendetë në anjë konflikt që ku jam sekretar i përgjithshëm. Guterres tha se është me rëndësi të jemi në gjendje ta transformojmë tragjedinë në një mundësi. Është thelbësore që pas luftës të lëvizim në një mënyrë të vendosur dhe të kthyeshme drejt një zgjidhje me dy shtete. Ai gjithashtu tha se ka qenë shumë i qartë” në denoncimin e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkeljet e mbrojtjes së civilëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …