Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se komuniteti ndërkombëtar është i përçarë në një kohë kur duhet më shumë se kurrë të jetë i bashkuar. Ai thotë se mungon lidershipi dhe lidhja e tij me pushtetin. COVID-19 vazhdon rrugën drejt dëmeve edhe më të mëdha, thotë Antonio Guterres, duke shprehur hidhërimin për 200 mijë të vdekurit nga pandemia në botë. Në një konferencë virtuale shtypi mbajtur të enjten më 30 prill, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, informoi mbi gjendjen në botë dhe tha se pritet që ende shumë njerëz të humbin jetën, sidomos në ato pjesë të botës që e kanë të vështirë ta përballojnë situatën. Guterres shprehu shqetësimin për mungesën e solidaritetit me vendet në zhvillim, për t’i bërë ato të afta që të përballojnë pandeminë dhe pasojat ekonomike dhe sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …