Antonio Guterres: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po përballet me sfida serioze

Antonio Guterres: Ne ende mund të ndërtojmë një botë me ajër të pastër, dhe të krijojmë vende pune që janë të mira për natyrën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka thënë të mërkurën liderëve botërorë se varësia në lëndët djegëse të papërpunuara “hap dyert e ferrit”. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka hapur një diskutim për klimën, në të cilin kanë munguar Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy vendet që besohet se kontribuojnë më së shumti në ndotje të natyrës. Pavarësisht rritjes së numrit të katastrofave natyrore dhe regjistrimit të temperaturave rekorde, si dhe rritjes së emetimeve të karbonit, kompanitë e gazit dhe naftës vazhdojnë të fitojnë çmime të mira nga shitjet e këtyre lëndëve. Në nisje të fjalimit, ai u ka thënë liderëve se e ardhmja nuk është e rregulluar dhe se u takon atyre që ta shkruajnë. “Ne ende kemi hapësirë për ta shmangur rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë. Ne ende mund të ndërtojmë një botë me ajër të pastër, dhe të krijojmë vende pune që janë të mira për natyrën”, ka thënë ai duke iu referuar shifrës në të cilën nuk duhet të arrijë temperatura globale, ashtu që të shmanget katastrofa klimatike. Kushti për të folur në debat ka qenë sfidues, pasi Guterres ka thënë se vetëm liderët që prezantojnë plane konkrete për ulje të emetimeve të karbonit, do të mund të flasin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …