Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së Antonio Guterres , duke folur sot në Nju Jork, krahasoi numrin e fëmijëve të vrarë në Gaza me numrin në konflikte në mbarë botën. “Çdo vit, numri më i lartë i vrasjeve të fëmijëve nga ndonjë prej aktorëve në të gjitha konfliktet që ne jemi dëshmitarë është maksimumi në qindra. Ne kemi në disa ditë në Gaza mijëra e mijëra fëmijë të vrarë, që do të thotë se ka edhe diçka të qartë që nuk shkon në mënyrën se si po kryhen operacionet ushtarake”. Guterres përsëriti se ka shkelje nga Hamasi derisa ka mburoja njerëzore. Por kur shikohet numri i civilëve që u vranë gjatë operacioneve ushtarake, ka diçka që është qartësisht e gabuar. Është gjithashtu e rëndësishme që Izraeli të kuptojë se është kundër interesave të Izraelit të shohë çdo ditë imazhin e tmerrshëm të nevojave dramatike humanitare të popullit palestinez. Kjo nuk e ndihmon Izraelin në raport me opinionin publik global. Autoritete të Izraelit kanë kundërshtuar paraqitjen e sekretarit, Guterres dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.