Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se njerëzimi është duke vuajtur prej epidemisë së nxehtësisë ekstreme. Guterres, ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike. “Miliarda njerëz janë duke u përballur me epidemi të nxehtësisë ekstreme – duke përfshirë valë të të nxehtit, temperatura gati 50 gradë Celsius”, ka thënë ai. Sipas agjencisë evropiane, Copernicus, 21, 22 dhe 23 korriku kanë qenë tri ditët më të nxehta ndonjëherë në histori, derisa 22 korriku ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave, me 17.16 të temperaturës mesatare të ajrit. Guterres e ka përsëritur thirrjen e tij që njerëzimit të luftojë “varësinë” ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara. “Sot, fokusi ynë është në ndikimin e nxehtësisë ekstreme. Mirëpo, le të mos harrojmë se kemi edhe simptoma tjera shkatërruese prej krizës klimatike: uragane të ashpra, vërshime, thatësi, zjarre pyjore, rritje të nivelit të ujërave. Dhe lista vazhdon”, ka thënë ai.“Për t’i mposhtur të gjitha këto simptoma, ne duhet ta luftojmë sëmundjen. Dhe sëmundja është djegia e shtëpisë sonë të vetme, deklaroi Antonio Guterres.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …