Duke kujtuar përdorimin e bombave atomike kundër Japonisë dhe situatën e tanishme në botë, shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka tërhequr vërejtjen se njerëzimi po luan me armë të mbushur. Duke kujtuar sulmin e ndërmarrë me 6 gusht mbi qytetin Hiroshima të Japonisë, ai ka theksuar “dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të armëve bërthamore. Ai theksoi se krizat me ngjyrime serioze bërthamore po përhapen me shpejtësi: nga Lindja e Mesme në Gadishullin Korean deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Është krejtësisht e papranueshme që shtetet me armë bërthamore të pranojnë mundësinë e luftës bërthamore. Mesazhi im për ta është i thjeshtë: opsionin për armë bërthamore mbajeni jashtë tryezës përgjithmonë Ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindje të Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.
