leoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Nuk shoh asnjë mundësi aktuale për arritjen e një armëpushimi për luftën, në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se nuk sheh asnjë mundësi të menjëhershme për arritjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës për luftën në Ukrainë pasi të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë. Guterres, i cili ndodhet  për një vizitë në Spanjë, tha  se OKB-ja po përqendrohej në bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për të zgjidhur problemet konkrete, si zgjatja e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, e cila do të skadojë më 18 maj.  Për fat të keq, besoj se në këtë fazë, një negociatë paqeje nuk është e mundur. Të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë. Rusia ka nisur një nga sulmet më të mëdha në Ukrainë” pikërisht tani. Aktualisht nuk shoh asnjë mundësi për të arritur menjëherë, por ka mundësi të ndodh në të ardhmen, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …