Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se pandemia e shkaktuar nga virusi korona ka shkaktuar rritje të pabarazisë në botë. Guterres, kërkon të luftohet pandemia e varfërisë dhe pabarazisë. Ai ka theksuar se më shumë se 70 përqind e popullsisë së botës është duke jetuar me rritjen e pabarazisë së pasurisë, dhe ka shpjeguar se shanset e njerëzve në botë varen nga gjinia, raca, baza familjare dhe etnike, si dhe faktorë të tjerë. Pandemia i ka bërë gjërat më keq dhe për këtë tani na duhet një Kontratë e Re Sociale, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai shtoi më tutje se studimet kanë treguar se vaksina mund t’i kushtojë ekonomisë së botës 9,2 trilion dollarë dhe shtoi se vaksina është prova e parë morale që kemi përpara. Vaksinat kanë mbërritur në disa vende, por nuk kanë arritur ende në vendet e varfëra. Shkenca ka pasur sukses, por solidariteti jo, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …