Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut, ka deklaruar  Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.  Në një adresim të tij në hapje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Guterres tha se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën. “Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje. “Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres. Më herët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se ka pranuar raporte për disa njerëz që janë bllokuar të hyjnë në trena në Ukrainë. Sipas saj, 422 mijë qytetarë ukrainas e të tjerë  janë larguar tashmë nga Ukraina për në vendet fqinje.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …