Vendimi i Federatës Ruse për t’ iu njohur pavarësinë rajoneve të Donjeckut dhe Luganskut është një veprim i gabuar,- tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres para gazetarëve në një konferencë të shkurtër që mbajti në selinë e OKB-së në Nju-Jork. Referuar shkeljeve në rritje në vijën e kontaktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe tensionit të përshkallëzuar në terren, Guterres tha: “Jam thellësisht i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainën. Veçanërisht jam i shqetësuar për gjithë ato vdekje, shkatërrime, sigurinë dhe begatinë e të gjithë atyre që vuajnë dhimbjet e shpërnguljes”. Problemin në kufirin ukrainas Antonio Guterres, e cilësoi si krizën më të madhe të sigurisë në botë këto vitet e fundit që cenon paqen globale. Masat e njëanshme që ka ndërmarrë, Rusia, kundërshtojnë drejtpërdrejt parimet e Kartës së OKB-së dhe janë të papajtueshme me Deklaratën e Marrëdhënieve Miqësore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (TRT shqip)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …