Antonio Tajani: Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës

Antonio Tajani: Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama,  në Romë, Tajani iu referua situatës ngjarjeve të fundit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. Ne punojmë për paqen dhe stabilitetin e atij rajoni. Unë fola personalisht me kryeministrin e Kosovës Kurti, me presidentin serb Vuçiç, i ftova të gjithë për një zgjedhje që të jetë ajo e paqes, dialogut, që të ndalojnë çdo veprim. I pohova se Italia është e gatshme dhe fola me ministrin Crosetto që të vlerësojnë hipotezën e një përforcimi të dispozitivit KFOR për të shmangur incidente të reja dhe viktima të reja”, theksoi Tajani. Tajani u shpreh se, “puna e ushtarëve italianë atje vlerësohet nga të gjithë, ata kanë sjellë paqen dhe vlerësohen si nga Kosova, ashtu dhe nga Serbia dhe besoj se Italia, pikërisht për rolin e vet, për aftësinë e vet se di të dialogojë me të gjithë, mund të vazhdojë të luajë rol për të sjellë paqen me një territor shumë të komplikuar, por zgjidhjet nuk janë kurrë ato të luftës. Zgjidhjet janë ato të diplomacisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …