Antony Blinken: Amerika ndihet krenare me rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës

Antony Blinken: Amerika ndihet krenare me rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Amerika ndihet krenare me rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Kosovës si shtet i pavarur, dhe gjithashtu ai ka përgëzuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. “Ne përgëzojmë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë.  SHBA-ja vlerëson lidhjen e fortë mes njerëzve tanë dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. I uroj siguri dhe shëndet të mirë njerëzve të Kosovës, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19”.” ka thënë Blinken. Kjo deklaratë e tij vjen pas disa deklaratave të liderëve politikë në Kosovë ku kontestohet vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, qytet ky problematik për marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinës, por gjithashtu i njohur si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …