Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken arriti në Shkup ku sot do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Takimin e parë, zoti Blinken e zhvilloi me Ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është bërë gati për të pritur delegacionet e vendeve anëtare të OSBE-së për takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës, që pritet të fillojë sot. Takimi i 30-të i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së është më i madhi që ka organizuar ndonjëherë Maqedonia e Veriut. Nga 57 vendet e organizatës më të madhe të sigurisë në botë marrin pjesë shefat e diplomacive të Shteteve të Bashkuara, të vendeve të BE-së, teksa pritet të mbërrijë edhe ministri i Jashtëm rus. Shkupi i hoqi para pak ditësh masat kufizuese për t’i lejuar aterrimin aeroplanit rus në të cilin do të jetë ministri Sergej Lavrov për t’i mundësuar pjesëmarrjen në takim. Por, kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek Ukraina dhe vendet baltike që kanë paralajmëruar bojkotin e këtij takimi ministror ku pritet të vendoset për të ardhmen e OSBE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …