Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilin e ka falënderuar për angazhimin konstruktiv në takimin e fundit me pesëshen e emisarëve të kryesuar nga Escobar dhe Lajçak. Ai e ka falënderuar Vuçiqin për qasjen e hapur ndaj propozimit franko-gjerman, i cili sipas Sekretarit amerikan është propozim për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Blinken shkruan se pranimi i atij propozimi është jetik edhe për sigurimin e të ardhmes evropiane për Serbinë, që është një kush thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit, ka saktësuar Antoni Blinken.