Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit që të ndërmarrë hapa për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai gjatë vizitës në Izrael tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez. Atyre duhet t’iu mundësohet të kthehen nëpër shtëpi sapo të krijohen kushtet. Amerika refuzon çdo propozim që parasheh vendosjen e tyre jashtë territorit të Gazës, një gjë të cilën anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit qeverisës në Izrael kanë kërkuar. Përderisa Blinken vizitoi Izraelin, ushtria e këtij shteti vazhdoi me ofensivën e saj në Gazë, me bombardime mbi popullatën civile në territorin ku jetojnë mbi 2 milionë e 300 mijë palestinezë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …