leoni

Blinken

Antony Blinken; Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës. Nëse shikoni zhvillimin e konfliktit, do të shihni se për shkak se ne parashikuam se çfarë do të ndodhte, ishim në gjendje të siguronim që jo vetëm ne dhe aleatët tanë të ishim gati, por Ukraina të ishte gati. Në shtator dhe më pas përsëri në dhjetor, ne dërguam në heshtje një sasi të madhe armësh në Ukrainë, në mënyrë që ata të kishin atë që u nevojiteshin për t’u mbrojtur. Blinken, theksoi veçanërisht rëndësinë e dërgesave si sistemet raketore Stinger dhe Javelin, të cilat, sipas tij, ishin vendimtare në parandalimin e forcave ruse nga pushtimi i Kievit, mposhtja e Ukrainës dhe fshirja e saj nga harta. “Këto armë lejuan Ukrainën jo vetëm të mbrohej, por edhe të shtypte forcat ruse”, shtoi Blinken. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në njerëz dhe në infrastrukturë. Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do të bëjë gjithçka për të ndalur luftën menjëherë pasi të betohet më 20 janar.  Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

Grenell

Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në

Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të  Kosovës dhe Shteteve të …