Zyrtarë të Aeroportit të
Prishtinës njoftojnë se as sot nuk do të realizohet asnjë fluturim. Ditëve të
fundit, janë anuluar shumica e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të
Prishtinës ‘Adem Jashari’ si pasojë e mjegullës së madhe. Kjo ka bërë që agjencitë
turistike t’i bartin udhëtarët me autobus në aeroportet e Shkupit dhe Tiranës.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka thënë se fluturimet do të realizohen
vetëm në rast të heqjes së mjegullës gjatë ditës.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …